“KRU “Hidromorava” ju njofton se është duke e bërë dezinfektimin e rezervarit në Koretin, po ashtu do të bëjmë edhe dezinfektimin e komplet rrjetit shpërndarës të ujësjellësit. Dezinfektimi është duke u bërë me preparate kimike dhe i njëjti ujë do të mbërrijë në rubinetet e juaja, prandaj ju ftojmë që ujin e ujësjellësit mos e përdorni për pije deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e kësaj Kompanie.
Ja njoftimi i plotë:
Kru “Hidromorava” sh.a, Gjilan
Njësia Kamenicë
03 nëntor 2020
NJOFTIM
MOS E PËRDORNI UJIN E UJËSJELLËSIT PËR PIJE NË KORETIN!
Të nderuar konsumatorë!
KRU “Hidromorava” ju njofton se është duke e bërë dezinfektimin e rezervarit në Koretin, po ashtu do të bëjmë edhe dezinfektimin e komplet rrjetit shperndarës të ujësjellësit.
Dezinfektimi është duke u bërë me preparate kimike dhe i njëjti ujë do të mbërrijë në rubinetet e juaja, prandaj ju ftojmë që ujin e ujësjellësit mos e përdorni për pije deri në njoftimin e radhës.
Procesi i dezinfektimin do të mbikëqyret nga ekipet kompetente të KRU “Hidromorava”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme kompania do të ju njoftojë me kohë për kualitetin dhe rifillimin e përdorimit të ujit për pije nga rrjeti i ujësjellësit publik.
Ju Faleminderit për mirëkuptim!
Tel: 044 983 093
Përgjegjësi i Njësisë së KRU “Hidromorava” Sh.a
Kamenicë