NJOFTIM NGA HIDROMORAVA
Gjilan, 28 janar 2023
ZONA E SHËRBIMIT GJILAN
Konsumatorë të nderuar, Ju që furnizoheni me ujë nga FPU Përlepnicë dhe FPU Velekincë, ju njoftojmë se uji është brenda standardeve për ujin e pijes dhe nuk ka nevojë të vlohet, pra mund ta përdorni për nevoja sanitare dhe për pije.
Ndërsa konsumatorët që furnizohen me ujë nga sistemet e veçanta si në Zhegër, Malishevë, Dobërqan, Bilinicë, Llovcë, para përdorimit të ujit të vlohet.
ZONA E SHËRBIMIT KAMENICË DHE FSHATRAT E KËSAJ KOMUNE
Furnizimi me ujë në Komunën e Kamenicës është i rregullt, por uji para përdorimit të vlohet për shkaqe sigurie, pasi që furnizimi është nga burimet nëntokësore dhe mund të ketë luhatje të nivelit të turbullirës.
ZONA E SHËRBIMIT VITI
Konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Letnicë-Viti mos e përdorni ujin për pije por vetëm për nevoja sanitare.
Ndërsa konsumatorët që furnizohen me ujë nga sistemet e veçanta si në Pozhoran, para përdorimit të ujit të vlohet.
ZONA E SHËRBIMIT NOVOBËRDË, RANILLUG DHE ROPOTOVË
Para përdorimit të ujit të vlohet.
Me respekt!
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
Tel. 0800 61 000