DYLON

AKK: Komunat kërkojnë pezullimin e vendimit të vitit 2022 për ri-vlerësimin e pronave dhe të mos ketë rritje të tatimit në pronë

AKK: Komunat kërkojnë pezullimin e vendimit të vitit 2022 për ri-vlerësimin e pronave dhe të mos ketë rritje të tatimit në pronë
Avatar photo Redaksia

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) kërkon nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës (MFTP) që vendimi për ri-vlerësimin e pronave të pezullohet dhe që qytetarët e Republikës së Kosovës të paguajnë vlerën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023 ashtu siç e kanë paguar në vitin 2022.

Bordi i AKK-së nuk është PRO rritjes së tatimit në pronë. Komunat nuk kanë pasë rol në ri-vlerësimin e pronave e as në ngritjen e faturave për tatimin në pronë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Arsyet që shtyjnë Bordin e AKK-së për ta shtruar kërkesën për pezullimin e vendimit për ri-vlerësimin e pronave dhe përse janë kundër çdo ngritje të vlerës së tatimit në pronë janë të shumta si në vijim:

1. Rrethana të vështira ekonomike për qytetarin e Republikës së Kosovës,

2. Shkalla e inflacionit është dy-shifrore,

3. Shtrenjtime të çmimeve të produkteve bazë dhe produkteve të tjera,

4. Niveli i pagave i pandryshuar për vite të tëra,

5. Ndikim i drejpërdrejtë në rëndimin/varfërimin e shportës për qyetarin,

6. Ri-vlerësimi i pronave nga MFTP ka ndikuar që faturat e tatimit në pronë të kenë një kosto shumë të lartë,

7. Rritja e lartë e faturës për tatim në pronë në rrethana të rënduara ekonomike do e vështirësojë inkasimin e të hyrave nga tatimi në pronë.

Bordi poashtu kërkon të ketë takime dhe konsulta të mirëfillta me komunat në mënyrë që të gjenden mënyrat më të mira për një ri-vlerësim të ri të pronës.

Bordi i AKK bën me dije që Komunat e Republikës së Kosovës nuk mund të falin tatimin në pronë sepse kjo nuk është kompetencë e komunave, në të kundërtën kërkojmë nga MFTP të krijojë infrastrukturë ligjore ku do u’a mundësojë komunave faljen e tatimit në pronë bazuar në vendime të Kuvendit të Komunës.

Për fund, Bordi i AKK-së kërkon që sa më shpejtë të procedohet Projekt-Ligji i ri për tatimin në pronë për miratim në Qeveri të Republikës së Kosovës dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.