Kompania “Hidromorava” ka bërë me dije se për shkak të një defekti që është shkaktuar në gypin kryesorë të rrjetit të ujësjellësit, janë detyruar që ta ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm në pjesën e lagjes ” Dëshmorët e Kombit”, në Viti, deri atëherë kur ekipet teknike të sanojnë defektin
Sipas informatava nga Shefi i Njësisë Operative, Kreshnik Aliu, ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë maksimalisht 1 orë, pasi që ekipet teknike kanë identifikuar problemin dhe janë duke punuar me angazhim maksimal që të evitojnë këtë problem sa më shpejt për të siguruar që furnizimi me ujë të pijshëm të rikthehet në mënyrë të rregullt. /2LONLINE/