KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
Gjilan, 28 qershor 2024 – Ekipet teknike të mirëmbajtjes janë duke punuar edhe në këto orë të vona për të siguruar furnizim me ujë për konsumatorë.
Të nderuar konsumatorë!
Ju njoftojmë se në rrugën Vëllezërit Maliqi ka ndodhë një defekt në gypin primar të furnizimit me ujë.
Ekipet tona teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke punuar në sanimin e defektit në mënyrë që situata të normalizohet dhe furnizimi me ujë të rikthehet në normalitet.
Për çdo informacion shtesë apo pyetje, ju lutemi të na kontaktoni në numrin e posaçëm të shërbimit për konsumatorë:
Thirr pa pagesë: 0800 61 000
Tel 044 983 071, fix 0280 326 980
Kujdestaria inaktive 044 719 813