DYLON

Kenan Haxhihamza rikthehet te Gjilani

Kenan Haxhihamza rikthehet te Gjilani
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani njofton se Kenan Haxhihamza është rikthyer në shtëpinë e tij. Ai është bashkuar me ekipin pasi që ka nënshkruar kontratë tre vjeçare deri në verën e vitit 2027.

Haxhihamza e njeh mjaft mirë ambientin pasi që mbrojti me krenari fanellën e klubit për tri edicione, nga viti 2016/2017 gjerë në edicionin 2019/20.

EkoHigjiena

27 vjeçari është produkt i klubit të Rahovecit, derisa karrierë ka bërë edhe te Ballkani dhe Dukagjini i Klinës, ekip me të cilin edhe pati paraqitje dinjitoze në garat evropiane.

Gjithashtu ishte ftuar disa herë edhe nga seleksioni A i Përfaqësueses së Kosovës.

Haxhihamza është uruar nga drejtori sportiv Ertan Demiri pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe së bashku janë zotuar se do punojnë maksimalisht për t’i realizuar objektivat e klubit, thuhet në njoftimin e klubit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.