Në zyrën e Komisionit të Futsallit në praninë e përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futsall.
Garat do të nisin më 20 shtator, derisa në javën e parë në bazë të shortit do të takohen:
Drenica T – Prishtina 01
Mabetex Prishtina – BB Llapi
Liburni – Peja
Malisheva – Juniku
Besa – Prizreni