Listës së gjatë të futbollistëve të lënduar i është shtuar edhe Herolind Shala. Ai nuk do të jetë në dispozicion për trajnerin Bernard Challandes për ndeshjen kundër Çekisë dhe Anglisë.
Klubi i Shalës, Valerenga ka njoftuar se mesfushori do të mungoj 6 javë.
Përvec Shalës, Kosovës do t’i mungojë Milot Rashica, Arbër Zeneli, Hekuran Kryeziu. Ndërsa në dyshim është edhe Benjamin Kololli.