“Lutfi Haziri ka marrë sot një mbështetje të jashtëzakonshme për zgjedhjet e 22 tetorit nga sportistët e qytetit. Në një takim madhështor me ta, Haziri ka marrë falënderime për subvencionimin e të gjitha klubeve të Gjilanit gjatë mandatit katër vjeçar” thuhet në komunikatën e LDK-së.
“Unë ju falënderoj sinqerisht për këtë mbështetje. Jam i nderuar dhe krenar me arritjet e sportistëve të Gjilanit, me tituj e medalje. Sporti ka qenë dhe mbetet identifikim i Gjilanit. I falënderoj veteranët e sportit që kanë bërë shumë, në veçanti në vitet 90-ta. Së bashku me ju, kam punuar edhe unë në organizimin e sportit paralel”, ka thënë kryetari Haziri.
Haziri tha se i kemi dyfishuar subvencionet gjatë mandatit, duke theksuar se 400 mijë euro i ka ndar për klubet sportive. Por, ai pati një zotim të madh për sportistët.
“Definitvisht mbështetjen për klubet do ta çojmë në afro 1 milion euro për katër vitet e ardhshme. Do të investojmë në sportet e dorës dhe do ta ruajmë epitetin Gjilani Kryeqytet i Sportit. Ne kemi bërë investime në sportet shkollore, duke ndërtuar salla të hapura e të mbyllura. Por, projekti më i madh për sportin është rindrtimi i Stadiumit të Qytetit, i cili është i kategorisë së katërt të FIFA’s dhe UEFA’s dhe do të filloj së shpejti. Ne jemi zgjedhur qytet i cili do të garojnë të gjitha grupmoshat dhe ky stadium do të shërbej edhe stadium rezervë për përfaqësuesen tonë”, ka shtuar Haziri.
Ai theksoi se gjatë dy viteve të ardhshme do të renovohet në tërësi palestra e sporteve “Bashkim Selishta” me të gjithë infrastrukturën përcjellëse, derisa ka përmendur faktin e fillimit të ndërtimit të palestrës në Zhegër, e cila është një mundësi e artë për sportistët atje.
sponsorizuar nga LDK