DYLON

Ministri Hamza takon ndihmës sekretarin e Thesarit Amerikan Larry McDonalds

Ministri Hamza  takon ndihmës sekretarin e Thesarit Amerikan Larry McDonalds
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Uashington D.C, Ministri i Financave Bedri Hamza është takuar me ndihmës sekretarin e Thesarit Amerikan z. Larry McDonalds.

Me këtë rast, Ministri Hamza e falenderoj z. McDonald për kontributin që ka dhënë shteti i Amerikës në ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe gjithashtu i shprehi mirënjohje për kontributin e madh që Thesari i Amerikës ka dhënë në ndërtimin e Ministrisë së Financave.

Në takim u diskutua për prioritetet e Qeverisë dhe për hapat që duhet të ndërmarr Kosova për të përshpejtuar rritjen ekonomike. Fokus të veçantë në takim ka qenë edhe adresimi në kohë optimale të projekteve prioritare të Qeverisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Ndihmës sekretari McDonalds e falenderoj Ministrin Bedri Hamza për bashkëpunimin shumëvjeçar të Thesarit Amerikan me Kosovën, si dhe shprehi gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës.

Të dy u pajtuan që duhet të vazhdohet tutje me mbështetje të vazhdueshme nga Thesari Amerikan për zhvillim të mëtutjeshëm të Ministrisë së Financave, me fokus të veçantë në departamente të Buxhetit dhe Thesarit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.