“Në vlerësimin tonë, të anëtarësisë sonë, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane”, ka thënë Lutfi Haziri nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Sipas tij, çdo devijim nga ky orientim strategjik është papërgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale.
“Në këtë proces, koordinimi i ngushtë me aleatët, mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”, ka thënë Haziri i LDK-së. /2LONLINE/