Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka takuar strukturat e partisë Zvicër, përkatësisht në Zurich, Luzern dhe Solothurn.
“Kisha kënaqësinë t’i takoja strukturat e Degës së Parë të LDK-së në Zurich dhe Luzern dhe Degës së Dytë në Solothurn. Rruga e Re për Kosovën na bashkon të gjithëve përsëri. Roli i rugovistëve në mërgatë, për liri, pavarësi e demokraci ishte thelbësor ndër vite dhe i tillë vazhdon të mbetet dhe sot. Ju faleminderit shumë për punën dhe rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës për liri, pavarësi e demokraci. Mërgimtarët janë heronjtë tanë të gjallë”, ka thënë Haziri i LDK-së. /2LONLINE/