DYLON

Kryetari i Vitisë priti në takim profesorë nga departamenti i Historisë të Universitetit të Prishtinës

Kryetari i Vitisë priti në takim profesorë nga departamenti i Historisë të Universitetit të Prishtinës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim profesorët universitarë, Mentor Hasani dhe Skender Lutfiu nga Departamenti i Historisë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” .

Me këtë rast profesorët shprehën interesimin për të bashkëpunuar me komunën e Vitisë në hartimin e një monografie mbi këtë komunë, bazuar në dokumente e perandorisë osmane. Kryetari Haliti theksoi rëndësinë e dokumentimit të historisë lokale nga të gjitha burimet dhe arkivat dhe kërkoi nga profesorët që të aplikojnë në përputhje me procedurat dhe rregullat zyrtare të bashkëpunimit.

EkoHigjiena

Gjithashtu në këtë takim u bë me dije se Departamenti i Historisë nga UP planifikon të organizojë një konferencë mbarëkombëtare për të shënuar 26-vjetorin e çlirimit të qytetit të Vitisë, duke vlerësuar këtë ngjarje të rëndësishme për komunën dhe historinë e saj. /2LONLINE/