Ish-zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Astrit Haraqija, ka treguar se kush mund të jenë pretendentët kryesorë për postin e kryetarit të LDK-së. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Lutfi Haziri, Fatmir Sejdiu, Kujtim Shala dhe Agim Veliu janë katër kandidatët që i kanë gjasat më të mëdha për ta drejtuar LDK-në.
“Secila prej kandidaturave të mundshme për kryetar të LDK-së që janë përmendur nëpër medie i ka vlerat e veta. Por kandidatë më seriozë për kryetar të LDK-së mendojnë se janë Lutfi Haziri, Fatmir Sejdiu, Kujtim Shala dhe Agim Veliu. Dikë tjetër nuk e shoh tani që mund të ketë ambicie për kryetar të LDK-së. Në situatën aktuale që është brenda LDK-së, këto katër figura i shoh pretendentët kryesorë për postin e kryetarit të LDK-së”, ka thënë Haraqija
Për më tepër shih intervistën në: BURIMI: Epoka e Re