Gjilan: Arrestohen personat e dyshuar për vjedhje

Gjilan: Arrestohen personat e dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve pranë Stacionit policor në Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operative dhe grumbullimit të informatave nga terreni ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se për të arrestuarit ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje edhe me një të dyshuar tjetër (i njohur për policinë), e i cili për momentin gjende në arrati, më 31 mars 2019 në shtëpinë e ankuesit shqiptar shtetas i Kosovës kishin kryer veprën penale, “Vjedhje e rëndë”.

Sipas zëdhënësi Hashani, ata dyshohen se kanë vjedhur mjete të ndryshme pune si: sharra elektrike, gjenerator elektrik, laser nivelimi për përdorim në punë të ndërtimtarisë e shumë mjete tjera të punës, si dhe orendi shtëpiake në vlerë të përgjithshme rreth 6000 Euro.

“Sendet e vjedhura të dyshuarit i kanë shitur te persona të ndryshëm. Hetuesit policor i kanë identifikuar edhe disa nga blerësit e sendeve të vjedhura të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për blerjen e sendeve të vjedhura. Shumica e sendeve të vjedhura janë konfiskuar dhe i janë kthyer pronarit legjitim”, ka thënë Hashani.

Dy të dyshuarit I. S.(1992), dhe Q. M. (1973), që të dy shqiptar shtetas të Kosovës janë arrestuar dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Janë gjetur dëshmi të qëndrueshme se këta të dyshuar besohet të jenë të involvuar edhe në disa raste të veprave të ngjashme penale.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

KOMENTE