Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka përkujtuar profesorin Xhavit Ahmetin, në 23-vjetorin e vdekjes së tij.
Haziri ka shkruar për Xhavit Ahmeti se: “ka qenë veprimtar i madh dhe besoj shumë që po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe”.
Përndryshe, Prof, Dr Xhavit Ahmeti, ka humbur jetën tragjikisht më 21 nëntor 1996.
Ja postimi i plotë i kryetarit Haziri
23 vjet pa profesorin, shkencëtarin dhe kimistin më të madh të regjionit, jo vetëm të Kosovës dhe këshilltarit të presidentit Rugova për arsim, prof. dr. Xhavit Ahmetin.
Mbi të gjitha, ka qenë veprimtar i madh dhe besoj shumë që po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe. Ne do të ecim rrugës dhe këshillave të tij.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së prof. dr. Xhavit Ahmeti!