Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Dalip Foniqi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Foniqi, shoqatës “17 Shkurti” dhe Këshillit të Fshatit në Dobërçan. Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Foniqi,
Të nderuar përfaqësues të shoqatës “17 Shkurti” dhe Këshillit të Fshatit Dobërçan,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Dalip Foniqi.
Ai do të mbahet në mend përgjithmonë kontributin e tij të madh për liri e pavarësi të Kosovës, sikurse edhe për humanizmin e tij të madh për mbarëvajtjen e jetës në Dobërçan për disa dekada.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqatës “17 Shkurti”, Këshillit të Fshatit në Dobërçan, shokëve, miqve e farefisit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegram.