DYLON

Kadriu: S’ka asnjë dyshim se me Qeverinë Haradinaj, Gjilani do të ndryshojë rrënjësisht

Kadriu: S’ka asnjë dyshim se me Qeverinë Haradinaj, Gjilani do të ndryshojë rrënjësisht
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu është shprehur i lumtur, siç ka thënë ai,  për shpalljen e procedurave të tenderimit për projektin e “Unazës së Jashtme” të qytetit të Gjilanit si dhe kyçjet në Autostradën e Prishtinë-Konçul nga Penda e Livoçit në drejtim të Bresalcit, si dhe nga Fabrika e baterive deri tek rruga e Përlepnicës.

“S’ka asnjë dyshim se Gjilani, me qeverinë Haradinaj, do të ndryshojë rrënjësisht”, ka thënë Kadriu.

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Të nderuar qytetarë të Gjilanit, Jam i lumtur që arritëm të shpallim procedurat e tenderimit për projektin e “Unazës së Jashtme” të qytetit të Gjilanit si dhe kyçjet në Autostradën e Prishtinë-Konçul nga Penda e Livoçit në drejtim të Bresalcit, si dhe nga Fabrika e baterive deri tek rruga e Përlepnicës.

S’ka asnjë dyshim se Gjilani me qeverinë Haradinaj do të ndryshoj rrënjësisht, dhe se pas këtij mandati qeverisës komuna e Gjilanit do të hyjë në rangun e qendrave më të zhvilluara.
Urime Gjilan!

RK

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.