Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Ilmi Dalipi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familje Dalipi. Ne telegram thuhet:
“E nderuara familja Dalipi,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit në Gjilan, Ilmi Dalipi.
Mësuesi Ilmi do të mbahet në mend për sa të jetë jeta për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e shumë brezave, të cilët sot veprojnë në profile të ndryshme si profesionistë.
Vdekja e tij na ka pikëlluar të gjithëve, por ju familje e nderuar Dalipi duhet të ndjeheni krenar sepse ai ishte ndër mësuesit e parë në Gjilan, i cili e luftoi analfabetizmin deri në frymën e fundit.
Ngushëllime familjes, kolegëve e farefisit. Gjilani është krenar me mësuesin Ilmi Dalipi. I qoftë i lehtë dheu!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri.