DYLON

Ministri Hamza takon ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Held

Ministri Hamza takon ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Held
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave, Bedri Hamza priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Held, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve e në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve me theks të veçantë në fushën e bashkëpunimit financiar dhe teknik për realizim të projekteve të financuara nga shteti gjerman, të cilat janë tejet të rëndësishme për qytetarët e vendit.

Ministri Hamza falënderoi Ambasadorin Heldt për përkrahjen e shtetit dhe Qeverisë gjermane si në aspektin ekonomik, financiar dhe atë politik dhe theksoi se kjo ndihmë ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të institucioneve dhe ekonomisë tonë.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu e njoftoi Ambasadorin Heltd për zhvillimet buxhetore si dhe për implementimin e projekteve të cilat dalin si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt duke falënderuar Ministrin Hamza për pritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve, theksoi se Gjermania e ka mbështetur që nga fillimi Kosovën në fushën e investimeve financiare në infrastrukturë përmes KfW-së, si dhe me asistencë teknike përmes GIZ-it gjerman. Gjithashtu shtoi se qëllimi i shtetit gjerman është që ta mbështesim Kosovën në fusha të ndryshme në mënyrë që vendi të ec drejt integrimit evropian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.