Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në Festën e Flamurit, ka ndarë mirënjohje për personalitetet që janë dalluar në disa fusha në ktë viti dhe post mortum për kontributin jetësor.
“Nga ky vit për herë të parë kemi vendosur të ndajmë mirënjohje për njerëzit më të dalluar në fushat e tyre dhe institucionet dhe për ata që nuk janë në mesin tonë, por që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm deri në sakrifikim”, ka thënë Haziri.
Të vlerësuarit me mirënjohje janë: Sylë Zarbinca, mirënjohje post mortum për angazhimin e jashtëzakonshëm në shërbim të atdheut deri në sakrifikim. Alban Ramushi, komandant i stacionit policor në Gjilan, Naim Efendi Aliu, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, Lumjan Ramadani, tetar nga Batalioni i Parë, Brigada e Reagimit të Shpejtë (FSK), Batalioni i Parë, Brigada e Reagimit të Shpejtë
Hyrije Baftiu, punëtore e Bibliotekës së Qytetit,
Post Mortum për punënjësit e arsimit: Vehbi Ferizaj, Sabri Nexhipi – Ahmeti, Muharrem Halimi, Milazim Idrizi, Ismajl Ismajli dhe Xhevat Ajvazi