Me rastin e 28 nëntorit, Ditës se Flamurit, në Gjilan kanë nisur aktivitetet maratonike, ku kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
Kryetari Haziri, pasi uroi qytetarët për Festën e Flamurit, tha se gjunjëzohen para veprës së mijëra burrave e grave, të cilët u sakrifikuan për pavarësinë e Shqipërisë.
“Uroj të gjithë shqiptarët kudo që janë për Ditën e Flamurit. Mijëra burra e gra të Gjilanit janë flijuar për kwtw ditw, për pavarësinë e Shqipërisë. Ne gjunjëzohemi para veprës së tyre dhe nderojmë sakrificën e tyre”.
“Ky 105-vjetor është më i veçantë pasi tashmë e kemi vendosur edhe shtatoren e kolosit të Karadakut, Idriz Seferi. Uroj që ky vit të jetë më i mirë dhe më i suksesshëm dhe mbi të gjitha që shteti jonë që shkoj drejt funksionimit sa më të mirë në interes të të gjithë qytetarëve”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, kryetari Haziri me bashkëpunotorët do të bëjë homazhe tek varri i heroit Idriz Seferi, do të përurooj pllakën përkujtimore tek –ish objekti i burgut të Gjilanit, për të vazhduar me orën e madhe letrare.
Ndërkaq, në ora 14:00 do të mbahet rep-rock koncert me artistë lokal para teatrit, derisa aktivitetet kulmojnë me një koncert me këngë dhe valle, interpretuar nga AKV “Gjilani” si dhe solistë dhe ansamble të tjera vendore gjilanase, në ora 19:00, në Teatrin e Qytetit.