DYLON

Nipi i Idriz Seferit për Lutfi Hazirin: Zoti e nderoftë që e vendosi shtatoren në qendër të Gjilanit

Nipi i Idriz Seferit për Lutfi Hazirin: Zoti e nderoftë që e vendosi shtatoren në qendër të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Unë dhe krejt familja nuk dimë me tregu dashninë dhe emocionin e ditës së djeshme. Nuk e harroj deri të vdesim. Zoti e nderoftë njeriun e gjallë që për neve është hero, e ky është Lutfi Haziri, i cili e nisi procesin dhe e vendosi shtatoren e Idriz Seferit në qëndër të Gilanit. Kryetari e ka nderu veten, Karadakun dhe krejt shqiptarët me këtë punë”.

Kështu ka thënë sot me plot emocion Ali Isufi, nipi i i heroit të kombit, Idriz Seferi, i cili së bashku me kryetarin e Gjilanit bënë nderime tek varri i kolosit të Karadakut në Zhegër, në 105-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Kurse, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se kjo ditë shënon 105-vjetorin e kryengritjes së madhe të Idriz Seferit, për çlirimin e territoreve shqiptare.

EkoHigjiena

“Le të jetoj lavdia mbi veprën dhe pushkët e Idriz Seferit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Kjo ditë shënon 105-vjetorin e kryengritjes së madhe të Idriz Seferit, për çlirimin e territoreve shqiptare. Falë tij, sot Shqipëria dhe shqiptarët e gëzojnë lirinë. Këtu pushon trupi i tij, ndërsa në Gjilan është shtatorja gjigante, e cila i bën roje lirisë së shqiptarëve, ka thënë Haziri.

“Në jemi krenar që i takojmë brezit që pas tij e ka vazhduar luftën për çlirim, por mbi të gjitha, Idriz Seferi mbetet emblema më e madhe e shqiptarëve. Gjilani e Vlora sot janë kryeqytetet shqiptare, të cilat shënojnë me dinjitet vlerat më të mëdha të lirisë së shqiptarëve”, ka shtuar kreu i gjilanasve. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.