Kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, Lutfi Haziri në një reagim të tij ka thënë se “Në vend të urimit, një pjesë e madhe e qytetarëve të Gjilanit dhe disa fshatra, prej orës 9:00 nuk kanë energji elektrike, ose vende-vende, vetëm njëfazore”.
“Shtrenjtimi i rrymës përkundër që nuk ka furnizim, është mashtrim i madh dhe jo vetëm: dhoma e shtëpi të ftohta e terr në ditën e fundit të vitit”, ka thënë në reagimin e tij, Lutfi Haziri. /2LONLINE/