DYLON

Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës patrullon me barka lundruese në Ujman

Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës patrullon me barka lundruese në Ujman
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, bazuar në kushtetutën e vendit dhe ligjin e policisë po vazhdon me përkushtim dhe profesionalizëm në realizimin e detyrave të përgjithshme të saj ku përfshihen: mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve, mbrojtja e të drejtave dhe lirive njerëzore pa dallim, parandalimi i rrezikut, hetimi dhe zbulimi i veprave penale etj, deri tek menaxhimi i kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Në këtë fushëveprim në funksion të menaxhimit efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë (NJNSH)e Policisë Kufitare të Kosovës me zyrtarët e saj sot ka realizuar patrullim me barka lundruese në liqenin e Ujmanit.

EkoHigjiena

Patrullime të tilla të Policisë së Kosovës, përveç mbikëqyrjes së kufirit ujor parandalojnë edhe veprat penale në kufij, ofrojnë sigurinë territoriale të ujërave, parandalojnë kalimet ilegale, kontrabandimin e mallrave, peshkimin ilegal si dhe ofrojnë mbrojtjen ekologjike ujore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend dhe menaxhimin e kufirit shtetëror, bazuar në mandatin e saj kushtetues dhe ligjor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.