Kandidati I LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri me familjen e tij ka votuar sot në shkollën fillore “Abaz Ajeti”.
Kryetari Haziri ka ftuar qytetarët që në mënyrë masive ta shprehin vullnetin për fatin e qytetit të tyre.
“Uroj që kjo ditë e bardhë të përfundojë ashtu siç ka filluar, në mënyrë të qetë e solemne. Qytetarët e Gjilanit gjithmonë kanë treguar interesim për pjesëmarrje në zgjedhje dhe apeloj që secili të dalë për ta shfrytëzuar të drejtën për të votuar edhe kësaj radhe për fatin e qytetit të tyre. Falënderoj të gjithë për interesimin e madh, përfshirë edhe bashkatdhetarët tanë dhe kjo na bën të vlerësuar. Falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/