Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Bajram Hasani, ka folur rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin për targat e Serbisë.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se abatimi i reciprocitetit me Serbinë është një hap i mirëpritur çdo herë.
“Edhe gjatë kohës si vendimmarrës kam provuar çdokund që kemi pasur hapësirë ligjore të zbatoj masa ndaj produkteve serbe. Vendime të tilla janë të mirëseardhura, e forcojnë shtetin tonë”, ka shkruar Hasani në profilin e tij.
Ja postimi i tij i plotë:
Zbatimi i reciprocitetit me Serbinë është një hap i mirëpritur çdo herë.
Edhe gjatë kohës si vendimmarrës kam provuar çdokund që kemi pasur hapësirë ligjore të zbatoj masa ndaj produkteve serbe.
Vendime të tilla janë të mirëseardhura, e forcojnë shtetin tonë.
Por , nga ky vendim duhet të përjashtohen qytetarët e Luginës së Preshevës. Tekefundit ata nuk kanë tjetër shtet. Qeveria do të duhej që të gjejë një zgjidhje dhe ta largojë pagesën prej pesë euro për targat e përkohshme për qytetarët shqiptarë të Luginës të cilët vijnë vazhdimisht, edhe për shkak të lidhjeve të shumta familjare që kanë në Kosovë.
Është koha e fundit që qytetarët e Luginës ta ndjejnë se Kosova është afër tyre dhe përkujdeset për ta. /2LONLINE.com/