DYLON

Në QKUK deri të shtunën e kësaj jave do të trajtohen 26 fëmijë me probleme në zemër

Në QKUK deri të shtunën e kësaj jave do të trajtohen 26 fëmijë me probleme në zemër
Avatar photo Redaksia

Me përkrahjen e shoqatës “Gift of Life”nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mjekët italianë, kardiologë dhe kardiokirurgë, do të trajtojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës deri të shtunën e kësaj jave 26 fëmijë me probleme në zemër.

Të asistuar edhe nga mjekë, anesteziologë dhe pjesa tjetër e stafit përcjellës operativ që punojnë në QKUK, kardiokirurgët nga Italia do të kryejnë 11 operacione në zemër të hapur, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

EkoHigjiena

Sipas programit, ndërkaq, në Klinikën e Kardiologjisë është paraparë që të realizohen 15 intervenime kardiologjie apo diagnostike.

Në muajin prill të këtij viti, mjekë kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të Shoqatës Ndërkombëtare “Gift of Life”, kishin intervenuar te 29 fëmijë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.