Bajram Hasani, anëtar i kryesisë së NISMA për Kosovën, njëherësh kryetar i Nisma-s për Gjilanin, ka shkruar në profilin e tij se Nisma u themelua si një domosdoshmëri e kohës, kur e pa se Kosovës dhe zhvillimit të demokracisë në vend i duhej një zë ndryshe nga gjithë të tjerët.
“Sot pa modesti mund të themi se kontributi ynë për ta mbrojtur vendin nga ky regjim që na udhëheq dhe vendimet e dëmshme është shumë i madh”, ka thënë Hasani i NISMA-s…
Nisma për Kosovën shënon sot trevjetorin e themelimit. Sot tri vjet më vonë të gjithë jemi dëshmitar se Kosovës i është dashur një parti e tillë. Nisma u themelua si një domosdoshmëri e kohës. Kur e pamë se Kosovës dhe zhvillimit të demokracisë në vend i duhej një zë ndryshe nga gjithë të tjerët.
Sot pa modesti mund të themi se kontributi ynë për ta mbrojtur vendin nga ky regjim që na udhëheq dhe vendimet e dëmshme është shumë i madh.
Tri vitet e ekzistencës së Nisma’s në skenën politike të Kosovës nuk kanë qenë aspak të lehta jemi përballur me ndërskamca të ndryshme, kemi kaluar në situata të vështira për vendin dhe jemi gjendur para vendimeve të mëdha, por ja kemi dalur me sukses.
Tri vjet më pas shumë burra, gra, vajza e djem të ri i janë bashkuar Nismës sonë. Bashkë do i shtyjmë përpara politikat tona për ta bërë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar.
Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më tutje ta bëjmë Kosovën një vend të zhvilluar.
Është koha që edhe shumë qytetarë të tjerë t”i bashkohen alternativës sē Nisma’s për ndryshimin e madh që do të ndodh në vend.