DYLON

Kreu i Vitisë takon banorët e fshatit Budrikë, u flet për projektet që do të realizohen

Budrikë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur në takim nga banorët e fshatit Budrikë. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, shoqërohej edhe nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira dhe një pjese të qeverisë komunale.

Haliti i ka njoftuar ata mbi projektet që do të realizohen e që do të jenë në interes të veçantë për banorët e fshatit Budrikë dhe fshatrave përreth.

Ndër to përmendi pëlqimin e dhënë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për ndërtimin e zonën ekonomike, me statusin park industrial, rregullimin e rrugës magjistrale në drejtim të Gjilanit.

EkoHigjiena

Kurse Abdyl Mustafa, kryetar i këtij fshati falënderoj kryetarin Haliti për projektet e realizuar në këtë fshat duke potencuar se ndërtimi i parkut industrial dhe rregullimi i rrugës magjistrale do të ndikojë në uljen e numrit të papunësisë dhe në zhvillimin e fshatit.

Kurse, kryetari Haliti tha se ai do të vazhdoj të përkujdesët dhe të realizoj në bashkëpunim me partnerët projekte të ndryshme në çdo cep të komunës së Vitisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.