Bajram Hasani, anëtar i kryesisë së Nisma për Kosovën, ka komentuar në profilin e tij, deklarimet e fundit të Albin Kurtit, të nominuarit të Vetëvendosjes për kryeministër duke thënë se Gjatë dy mandateve si Kryeministër e pastaj si vartës i Mustafës, Thaçi nuk ka bërë tjetër pos fjalëve të mësura si papagalli se e ka mbështetjen e Brukselit, të Washingtonit dhe Ambasadorëve të Kuintit dhe se tani Albin Kurti nuk paska bërë gjë tjetër vetëm e paska zbritur pazarin në nivlein e ambasadorët.
Gjatë dy mandateve si Kryeministër e pastaj si vartës i Mustafës, Thaçi nuk ka bërë tjetër pos fjalëve të mësura si papagalli se e ka mbështetjen e Brukselit, të Washingtonit dhe Ambasadorëve të Kuintit.
Kurti nuk paska bërë gjë tjetër vetëm e paska zbritur pazarin të ambasadorët.
Kjo nuk është gjë tjetër veçse një hije e zbehtë e Thaçit. Albini dhe secili duhet ta dinë se vendi nuk qeveriset për hatër të ambasadorëve, por për nevojat e qytetarëve dhe me bekimin e tyre.
Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për qeveritarë që dinë e duan të qeverisin me qytetarët e për qytetarët tanë!