Doruntina Hasani, drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan ka thënë se Ambulanca në Pogragjë nuk do të ketë më vështirësi të furnizimit me ujë.
“Falë bashkëpunimit me organizatën Islamic Relief, përmes koordinatorit në Gjilan Dardan Veseli, u mundësua të na dhurohet donacion rezervuari 1000l për Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Pogragjë – qendër kjo e cila në vazhdimësi është ballafaquar me pengesa të furnizimit të rregullt me ujë”, ka thënë ajo
Drejtoresha Hasani ka thënë se përmes Drejtorisë për Shërbime Publike, së shpejti do të implementohet projekti për rregullimin e ujësjellësit të fshatit, nga i cili do të përfitojë edhe Qendra e Mjekësisë Familjare.
“Deri atëherë, përmes donatorit, kemi bërë zgjidhje të qëndrueshme për pacientët dhe stafin mjekësor”, ka thënë ajo. /2LONLINE/