“Në autostradën që e filluam gjatë qeverisjes sime më 2018, me gjatësi prej 22.3 km dhe e ndarë në 8 llote, në vetëm 19 muajt e parë të projektit, kanë qenë të përfunduara 47% e punimeve. Me dinamikën e asaj kohe dhe në bazë të planifikimeve tona, ky projekt do duhej të përfundonte në 2021”, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj,
Ai shtoi se pazotësia e qeverisë aktuale, këtë projekt e ka sjellur në gjendje të mjerueshme.
“Punimet po ecin me ritëm të ngadaltë, duke lënë Gjilanin dhe Anamoravën të izoluar. Kjo përbuzje nga pushteti qendror është e pafalshme. Qeveria aktuale jo vetëm që ka ndërprerë shumë projekte të filluara nga ne, por edhe ato që po vazhdojnë po kryhen me cilësi të dobët”, ka thënë tutje Haradinaj, i cili sot ka qëndruar në Komunën e Gjilanit.
Sipas të parit të AAK-së, më 9 shkurt, është mundësinë të zgjedhim një qeverisje të re që do t’i japë Kosovës zhvillimin që meriton.
“Me AAK-në në pushtet, Gjilani do të rikthehet në qendër të investimeve dhe projekteve kapitale”, ka thënë haradinaj. /2LONLINE/