Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur për taksën ndaj mallrave serbe, ka thënë se Kosova duhet të insistojë në vendimet e saj.
I pari i qeverisë në Kosovë, tha se nëse tërhiqet vendimi për taksën, i bie që Kosova nuk ka luftuar për të drejtat e saj.
“Nëse një ditë përpara ne dorëzohemi, atëherë insistimi për të drejtën tonë aty do të ndalet. Nëse sot e ndalim taksën, kemi pajtuar deri këtu dhe kaq kemi për të drejtën tone. Nëse ndonjëherë bëhet ndonjë presion, nuk është qëllimi vetëm me na ndalë pa mbërri te e drejta jonë, ne nuk bën me lexu veç cka kemi qef. Ky vend duhet ta gëzojë pavarësinë e vetë. Serbia nëse është gati të na njohë, me qenë fqinj atëherë le të veprojë. Por mos të harrojë se nuk jemi më të dobët se kur jemi përballë me Millosheviqin”, është shprehur Haradinaj.