Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Ambasadori Heldt, fillimisht e uroi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke theksuar vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, mes Gjermanisë dhe Kosovës si dhe mbështetjen e mëtejshme për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Kryeministri Haradinaj, theksoi se Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës, duke shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Në takim, kryeministri falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen që Qeveria gjermane ka ofruar për proceset demokratike dhe perspektiven europiane të Kosovës.
http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,7081