Njëri prej ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në 21-vjetorin e rënies së tij.
Sipas tij, po e kujtojmë njërin prej komandantëve më të shquar të UÇK-së. Kujtojmë luftëtarin, artistin e shkrimtarin, i cili Kosovës i shërbeu me krejt kapacitetin e tij intelektual dhe patriotik.
Teksti i plotë përkujtues:
Më 9 prill të vitit 1999, nën udhëheqjen e Agim Ramadanit, gjatë Betejës së lavdishme të Koshares, thyhet kufiri ndërshqiptar.
Vetëm dy ditë më pas, më 11 prill 1999, Komandant “Katana” bie heroikisht në Altarin e Lirisë.
Sot, në 21 vjetorin e rënies, e kujtojmë njërin prej komandantëve më të shquar të UÇK-së.
Kujtojmë luftëtarin, artistin e shkrimtarin, i cili Kosovës i shërbeu me krejt kapacitetin e tij intelektual dhe patriotik.
Lavdi e përjetshme Agim Ramadanit dhe të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës!
RH