“Në jubileun e 20-vjetorit të themelimit të Aleancës në Gjilan, pata kënaqësinë të rikujtoj momentet më me peshë, që e veçuan rrugëtimin e AAK-së në skenën politike dhe në mbrojtje të interesave e të drejtës së Kosovës”, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Sipas tij, në mandatin e parë të Aleancës në Qeverinë e Kosovës, për të parën herë në histori është krijuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Drejtësisë, janë vendosur themelet e pavarësisë në ardhje të Kosovës, me standardet para statusit, që ka kulmuar me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me 2008, si dhe u sigurua mbrojtja me ligj e kategorive të lirisë.
Haradinaj ka thënë se gjatë qeverisjes në mandatin e fundit, u krijua ushtria e Kosovës, u realizua e drejta pronësore mbi Trepçën, pavarësimi energjetik dhe rikthimi i prodhimit të energjisë në vend, si dhe ruajtja e tërësisë territoriale e Kosovës.
“Mirënjohje të thellë për të gjitha gratë dhe burrat që i kanë dhënë ide, energji e fuqi AAK-së, që nga fillimet e saj e deri më sot”, ka thënë Haradinaj.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/1124638094581270/