DYLON

Ambasada Amerikane përkrahu aksionin “Sofra e Ramazanit”

Ambasada Amerikane përkrahu aksionin “Sofra e Ramazanit”
Avatar photo Redaksia

“Aksioni “Sofra e Ramazanit” i organizuar nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e që për qëllim kishte begatimin e sofrave të iftarit ka gjetur dhe po gjen mbështetje edhe në ditët e sotme.  Një përkrahje dhe një mbështetje për këtë aksion, sot erdhi edhe nga Ambasada e Amerikës në Kosovë, e cila mbështeti këtë aksion me 25 pako ushqimore”, bëhet e ditur në një njofitm të Bashksisë Islame të Kosovës.

Në emër të Ambasadës Amerikane, këtë donacion e dorëzoi z. John Bush, zyrtar për të drejtat e njeriut dhe liritë fetare.

Zyrtarët e Ambasadës u mirëpritën nga përgjegjësi i Shoqatës “Bereqeti”, Behxhet ef. Ajvazi dhe nga Xheladin ef. Fazliu.

EkoHigjiena

Behxhet ef. Ajvazi falënderoi përzemërsisht Ambasadën e Amerikës për përkrahjen e dhënë për këtë aksion. Ai më tutje njohu mysafirët me historikun dhe me aktivitetet e Shoqatës “Bereqeti” në përgjithësi, si dhe për aksionin “Sofra e Ramazanit” në veçanti.

Nga ana e tij, z. Bush, falënderoi dhe përgëzoi Shoqatën “Bereqeti” për aktivitetin e saj humanitar që është duke e zhvilluar për të qenë sa më pranë familjeve nevojtare, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.