Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e nismës për kujtimin e 1370 fëmijëve në vrarë në luftën e Kosovës.
Një memorial i ngritur në kujtim të fëmijëve të pafajshëm të rënë viktima të dhunës dhe gjenocidit në Kosovë.
Ky është postimi i plotë;
“Një memorial i ngritur për 1370 fëmijët e vrarë e masakruar në luftën e Kosovës, do ta përjetësojë dhimbjen e një populli dhe i bënë jehonë në botë të drejtës sonë. Prita sot nismëtarët e kësaj vepre kujtese, Nysret Pllanën, Rrezeart Galicën dhe Luana Mahmutaj, të cilët i përgëzova për idenë që sublimon sakrificën dhe simbolizon të vërtetën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj ne profilin zyrtar ne Facebook.