Mëngjesin e hershëm SHBA, Franca, dhe Britania e Madhe kanë sulmuar caqet siriane ku dyshohet se ka armë kimike. E, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkrahur sulmin ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja ndaj regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Ja postimi I plotë i Haradinajt:
Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri. Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm.
RH