“Ushtarët e FSK-së, duhet të ndjehen krenarë për rolin dhe përgjegjësinë që kanë në shërbim të vendit e qytetarëve, pa dallim, mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial si dhe ofrimit të paqes e sigurisë në vend e rajon”, ka shkruar në profilin e tij, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Ja postimi i plotë:
Jemi një vit në kohë nga votimi i ligjeve për Ushtrinë e Kosovës dhe me këtë e filluam një epokë të re në mandatit e ushtrisë tonë.
Në krye me aleatin, SHBA-të si dhe NATO-n jemi të përkushtuar që bashkë të punojmë në avancimin dhe profesionalizmin Ushtrisë së Kosovës, sipas standardeve të NATO-së.
Jemi krenar për rreshtimin tonë në ushtritë e paqes, të botës të prirë nga Amerika, dhe duke i takuar këtij rreshti synojmë të aftësohemi që të bëhemi anëtar të NATO-s në afatin më optimal kohor.
Ushtarët e FSK-së, duhet të ndjehen krenarë për rolin dhe përgjegjësinë që kanë në shërbim të vendit e qytetarëve, pa dallim, mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial si dhe ofrimit të paqes e sigurisë në vend e rajon.
Për shërbim të shkëlqyeshëm ndaj atdheut gjenerallejtënant Rrahman Ramës i dhurova medaljen e Kryeheroit Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
RH