DYLON

Të shtunën në Gjilan: Paraqitet e plotë poezia e poetit martir Havzi Nelës

Të shtunën në Gjilan: Paraqitet e plotë poezia e poetit martir Havzi Nelës
Avatar photo Redaksia

Tridhjetenjë vite pas martirizimit (varje në litar) të Havzi Nelës, poetit dhe intelektualit që me ngulm kërkoi lirinë e shprehjes, të lëvizjes dhe në përgjithësi, të drejtat e shqiptarëve në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, në Gjilan, paraqitet dhe vlerësohet poezia e tij e plotë, e përgatitur dhe e botuar përmes Shtëpisë botuese ” KLUBI I POEZISË, nga Tirana, që drejtohet prej shkrimtarit Rexhep Shahu.

Janë SHTATË FLETORET e Havzi Nelës, të cilat i ruajti kujtesa e poetit,lapsi i tij që mes hapësirës së shkurtër të dy dënimeve, la ngjyrën në këto hapësira të zbrazëta e të bardha, të cilat shpëtuan falë dheut të kësaj toke ku u fshehën dhe tash, shohin dritën e i afrohen lexuesit me krejt hallet e një kohe që la gjurmë të thella vuajtjeje e poshtërimi në kurrizin e shqiptarëve të këtij nënqielli, andej e këndej kufirit.

Ars Clubi “Beqir Musliu” nga Gjilani, bashkë me Bibliotekën e Qytetit, kanë nderin t’i mirëpresin këto vargje dhembjeje e krenarie,sepse ato nderojnë krijuesit e të gjitha moshave, artdashësit por edhe vetë qytetin e Gjilanit, që njihet si qytet i kulturës e demokracisë.

EkoHigjiena

Për botimin e këtyre poezive flasin: Rexhep Shahu, si botues, Izet Duraku si redaktor i këtij botimi të veçantë po edhe Skënder Zogaj, poet e vlerësues letrar.

Poezi nga opusi krijues i Havzi Nelës deklamon artistja e skenës letrare, Helenë Hajdari, ndërsa e tërë kjo veprimtari letrare mbahet në kuadër të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, edicioni i dhjetë, në Bibliotekën e re të Gjilanit dhe fillon si rëndom, në ora dymbëdhjetë.

/Ars Clubi “Beqir Musliu” – Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.