Të rinjtë e të gjitha komuniteteve etnike nga Gjilani, në kuadër të programit “Happy for Spring”, zhvilluan aktivitetin “Muzika dhe Paqja”.
Ky aktivitet u facilitua nga znj.Mimoza Kadriu-Psikologe, përmes sesioneve dhe lojërave psikologjike si dhe diskutimeve ndërmjet të rinjve mbi temat; Marrëdhënia midis Muzikës, Personaliteti dhe Socializimi.
Gjithashtu, u diskutua për gjuhën e urrejtjes së përdorur mbi tekstet e këngëve, e cila qon deri në stigmatizim e dhunë fizike, mbi bazë të etnisë si dhe me bazë gjinore.
Qëllimi i përgjithshëm i programit është Ndërtimi i Paqes ndëretnike, promovimi i socializimit dhe haromonizimit mes të rinjve dhe grupeve të ekspozuara ndaj diskriminimit në Kosovë, përmes aktiviteteve sociale, edukative e kulturore.
’Happy for Spring’’ është iniciativë e cila implementohet nga CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations në partneritet me RARE- Rini e Artë, Rini e Emancipuar në kuadër të projektit Linking Through Lenses i implmentuar nga New Social Initiative – Nova društvena inicijativa dhe mbeshtetur nga Swiss Federal Department of Foreign Affairs dhe Rockefeller Brothers Fund & Pocantico Center. /2LONLINE/