DYLON

Afaristi Ilmi Mustafa: Prekazi ishte dhe mbetet vend i motivimit dhe i atdhedashurisë

Afaristi Ilmi Mustafa: Prekazi ishte dhe mbetet vend i motivimit dhe i atdhedashurisë
Avatar photo Redaksia

Afaristi dhe humanisti nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, Ilmi Mustafa ka marrë pjesë në homazhet e organizuara në Kompleksin Memorial në Prekaz me rastin e “Epopesë së UÇK-së”.

Mustafa tha se Prekazi ishte dhe mbetet vendi i motivimit, i atdhedashurisë, i respektit e traditës, vendi i kthesës historike.

EkoHigjiena

“Bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz me rastin e “Epopesë së UÇK-së”.

Prekazi ishte dhe mbetet vendi i motivimit, i atdhedashurisë, i respektit e traditës, vendi i kthesës historike.

Komandanti legjendar Adem Jashari, familja Jashari, ajo Haradinaj dhe gjitha familjet shqiptare që dhanë të afërmit e tyre për lirinë e Atdheut, mbeten të shenjta për sot e përgjithmonë.

Po ashtu, morëm pjesë edhe në ceremoninë e varrimit të djalit të atdhetarit të shquar, Smajl Haradinaj, Agronit. Nuk është aspak e lehtë ti japësh lamtumirën e fundit njeriut që bashkë me familje tërë jetën ishin në shërbim të Atdheut.

Mirënjohës përjetë të rënëve për liri!

Lavdi dëshmorëve të kombit”, ka shkruar ai në Facebook.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.