Hapja e horizonteve të reja, për bizneset e angazhuara në prodhimtarinë bujqësore, është një pikë e rëndësishme ku gjithashtu po e drejtojmë vëmendjen tonë.
Së bashku me zv. Kryeministrin e Kosovës, z. Besnik Bislimi, u mirëpritëm në kompaninë Ask Group, të cilët na parashtruan proçeset të cilat i ndjekin në punën e tyre dhe ndërthurjen e zhvillimit të këtyre proçeseve me mbështetjen e qeverisjes lokale.
Qëndrueshmëria e produkteve dhe shtrirja në kohë e projekteve në mbështetje të njëri tjetrit dhe rritjes së prodhimtarisë, janë objektivat tona të përbashkëta.
Vlen për t’u përmendur se si një kompani e tillë, as rrugën për të shkuar atje, nuk e ka të shtruar. Qeverisja lokale, i ka lënë në harresë, e nuk ia plotëson as kushtet bazike që i nevojiten për veprimtarinë e saj.
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/