Me datë 23.04.2019 u bë hapja e fushatës për zgjedhjet studentore 2019, e sipas Organizatës Rinia Studentore – “Kadri Zeka”, entuziazmi që përshkoi këtë ditë dhe vullneti i studentëve na bënë edhe më të vendosur për mbrojtjen e interesave dhe kërkesave të studentëve sepse treguan mirënjohje për punën e bërë deri tani dhe kërkesë për qëndrim stoik që duhet të kemi në vazhdimësi për të realizuar programin tonë si organizatë studentore.
“Rinia para dy vjetësh fitoi dinjitetshëm, tani me atë dinjitet hapi fushatën duke u bërë modeli për të tjerët dhe fryma e re që po (do)sjell ndryshimet pozitive në Universitet dhe më gjerë!
Falënderim i veçantë për gjithë ju që e bëtë të mundur realizimin e këtij aktiviteti të mrekullueshëm, JU JENI RINIA!
Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme, dhe besimin e përkrahjen e madhe që na e dhuroni!”, thuhet në njoftimin e Organizatës Rinia Studentore “Kadri Zeka”.