Heqja e lëkurës së disa frutave, ju po humbni shumë nutrientë. Kështu, vetëm lëkura e portokallit ka afërsisht dyfishin e vitaminës C krahasuar me pjesën e brendshme.
E njëjta gjë vlen edhe për disa fruta të tjera, të cilat shumë mirë mund të konsumohen bashkë me lëkurën, pasi vlerat ushqyese të tyre janë shumë të larta.
Mollë
Lëkura e një molle përmban rreth gjysmën e përmbajtjes në fibra të të gjitha mollës. Një mollë mesatare përmban gjithashtu 9 mg vitaminë C, 100 IU vitaminë A, dhe 200 gr kalium. Duke hequr lëkurën, ju humbni rreth 1/3 të këtyre nutrientëve.
Qitro, portokalli, limoni
Lëkura e një portokalli paketon dyfishin e vitaminës C krahasuar me pjesën e brendshme të saj. Ajo përmban gjithashtu përqendrime të larta të riboflavinës, vitaminës B6, kalcium, magnez dhe kalium. Flavonoidet e lëkurës kanë veti antikoceroze dhe antiinflamatore (qitro nxit përthithjen e hekurit).
Kivi
Ju me siguri keni nxjerrë tulin e gjelbër jashtë lëkurës së kivit me vite të tëra, por kjo pjesë e jashtme e pazakontë është kaq e ngrënshme. Në fakt, lëkura përmban më tepër flavonoide, antioksidantë dhe vitaminë C sesa pjesa e brendshme dhe dyfishin e fibrave. Kështu që lajeni kivin dhe hajeni si pjeshkë. Nëse ju duket lëkura e pamundur për t’u ngrënë, gërvishteni për t’i hequr pjesën si gjemba.
Shalqiri
Të gjithë shalqinj përmbajnë citrulinë, i cili ka veti antioksidante dhe konvertohet në argininë, një aminoacid esencial me përfitime për zemrën, sistemin imunitar dhe sistemin e qarkullimit. Por pjesa më e madhe e kësaj citruline gjendet në lëkurën e bostanit. Ngrënia e lëkurës mund të tingëllojë jo e shijshme, por ajo mund të konservohet si turshi (njësoj si kastravecat), në formën e reçelit ose glikosë (por kujdes te personat me diabet). Një tjetër mënyrë është të vendosësh në një grirëse së bashku me tulin e brendshëm dhe pak limon.
Bananet
Lëkura e bananes përmban më tepër fibra se pjesa e tulit të saj, dhe është shumë herë më e pasur në kalium. Lëkura përmban gjithashtu luteinën, një antioksidant i fuqishëm që luan rol në ruajtjen e funksionit normal të syve.