DYLON

Nuk do ta besoni, përfitime të jashtëzakonshme nga qepët e reja

Avatar photo Elife Sherifi

Qepet janë edhe burim i mirë i vitaminave A, K dhe C, derisa mineralet përmbajnë mjaft fosfor, kalium dhe kalcium. Për shkak të përmbajtjes anti-baktere mbrojnë trupin nga to, dhe përmirësojnë tretjen e ushqimit.

Ja, cilat janë dobitë e konsumimit të qepëve të njoma:

Ruajnë zemrën

EkoHigjiena

Qepët e reja janë me plot anti-oksidues, që ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat në inde. Po ashtu, përmbajnë mjaft vitaminë C, që ndihmon në tensionin e gjakut për të qëndruar në kufijtë e lejuar të normales dhe mbron nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës.

Mbron shikimin

Qepët e reja mbrojnë nga problemet e syve, ndërsa prania e vitaminës A ul rrezikun nga paraqitja e degjenerimit të makulës.

Forcon eshtrat dhe imunitetin

Vitaminat C dhe K në qepët e reja mbrojnë dhe forcojnë eshtrat. Ato përmirësojnë prodhimin e kolagjenit dhe ruajnë dendësinë e eshtrave. Një qepë e njomë përmban rreth 20 mikrogramë vitaminë K dhe 1,6 mikrogramë vitaminë C, që është 22 për qind e dozës së rekomanduar ditore të këtyre vitaminave, të cilat përmirësojnë shëndetin e eshtrave.

Zvogëlon kolesterolin

Qepët e reja përmbajnë substanca të shumta që ulin kolesterolin e keq në gjak. Pjesa e tij e gjelbër është shumë e shëndetshme dhe përveç asaj që ndihmon në uljen e kolesterolit, është i mirë edhe për kthimin e sheqerit të lartë në shkallë normale.

Është i mirë për lëkurën

Qepët e reja ndihmojnë organizmin që të prodhojë sasi më të mëdha të kolagjenit dhe që ta ripërtërijë. Kolagjeni është i domosdoshëm që lëkura të mbetet e bukur.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.