Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim kryetarët e Këshillave të fshatrave. Me këtë rast ai i ka falënderuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me institucionet komunale të Vitisë.
Kryetari Haliti i njoftoj ata edhe me procesin e zgjedhjeve të Këshillave të fshatrave dhe vendbanimeve.
“Sot dua të ju falënderoj të gjithë juve për punën e përbashkët që keni bërë me institucionet komunale të Vitisë, në të mirën e të gjithë qytetarëve tanë. Po ashtu ju njoftojmë se shumë shpejt do të shpallën edhe zgjedhjet për Këshillave të fshatrave dhe vendbanimeve ku edhe ju mund të garoni sërish të bëheni pjesë e tyre”, u shpreh Haliti.
Ai tha se kjo komunë synon që zgjedhja e këshillave të reja të bëhet në mënyrë demokratike nga banorët e lokaliteteve ku ata jetojnë.