DYLON

Dekada e Re, Gjilani zotohet për të ardhmen

Dekada e Re, Gjilani zotohet për të ardhmen
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës në historinë tonë, vlerësohet për aktivizimin e saj për shtetndërtim. Kjo është vlera e Dekadës së Re që është duke u promovuar nga Kryetari z.Kadri Veseli.

Shkruan: Liridon H.HOTI

Dekada e Re është faza e re e vendit e cila mund të konsiderohet si dekada e gjeneratës së re dhe lidershipit që është i gatshëm të përballet me sfidat e kohës, fuqizimin e demokracisë dhe përshpejtimin e agjendave të integrimit.

EkoHigjiena

Qasja e PDK-së në Gjilan duhet të jetë qasje plotësisht e re në përfshirjen e njerëzve të devotshëm në politikë, duke e ruajtur traditën në krijimin e hapësirës politike për angazhimin e gjithë secilit por nuk duhet të jetë edhe mbuloj për ata që dje ishin dhe nuk bënë punë të mira dhe dinjitoze.

Në degën e Gjilanit nuk do të duhet të ketë vend për njerëz që ende nuk janë pastruar nga të bëmat dhe nga pretendimet e Gjykatave, nuk mund të jenë ata që disa herë i humbën zgjedhjet dhe e pozicionuan partinë në opozitë.

Prijësi degës në Gjilan duhet të jetë i dëshmuar kombëtarisht, i gatshëm të përballet me sfidat e kohës dhe që i qaset punëve me duar të pastra.

PDK në Gjilan në kuvendin zgjedhor do të ri konfirmoj se siç ishte dje Gjilani bastion, do të jetë ndryshim i mendësisë dhe do jetë promovues i Dekadës së Re, do të dëshmoj rrugën e një Qyteti të zhvilluar ekonomik.

/Autori është Ligjërues/Profesor i Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Gjilanit dhe në Kolegjin Universitar Tempulli në Prishtinë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.